Rikthehen protestat në Serbi/ Opozita: Vjedhja e zgjedhjeve do diskutohet në PE

17 Janar 2024 | 18:47

Disa mijëra mbështetës të opozitës në Beograd përsëritën thirrjen që zgjedhjet parlamentare dhe lokale të vitit të kaluar të zhbëhen.

Partia populiste Progresive Serbe shpalli fitoren në dhjetor, por liderët e opozitës e akuzojnë atë se po përfiton nga kontrolli i mediave, influenca e presidentit Vuçiç dhe blerja e votave.

 “Kjo është protesta e parë pas ndërprerjes për shkak të Vitit të Ri dhe Krishtlindjes. Deputetja Marinika Tepić u foli qytetarëve në emër të listës Serbia Kundër Dhunës, e cila ishte në grevë për shkak të mosnjohjes së rezultateve zgjedhore. Organizatorët thonë se këto protesta po mbahen për shkak të vjedhjes së votave dhe parregullsive të tjera dhe kërkojnë që zgjedhjet të anulohen në të gjithë nivelet”, Ana Mihaljčić, Euronews.

Koalicioni opozitar kërkon gjithashtu mbështetje ndërkombëtare, me argumentin se, nëse e humbet këtë betejë nuk do të ketë zgjedhje të tjera.

 “Ajo çka më ka bërë që të buzëqesh, përveç pranisë tuaj në protestë, është se tubimet tona ja vlejtën. Dje mora lajme të mira nga Evropa, nga familja evropiane, se në Parlamentin Evropian do të nisin debatet për zgjedhjet e vjedhura në Serbi”,- Sinkron Marinika Tepić, Serbia Kundër Dhunës.

Nga ana e tij, presidenti Vučić i ka hedhur poshtë kritikat e opozitës, duke i akuzuar organizatorët e protestave për përpjekje për destabilizimin e vendit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026