Përplasjet në Komisionin e Medias, ambasadori holandez: Skena të papranueshme

17 Janar 2024 | 18:38

Ambasadori i Holandës në Shqipëri, Reinout Vos, ka reaguar lidhur me tensionet e ndodhura ditën e sotme në mbledhjen e Komisionit të Medias.

Përmes një reagimi në rrjetin social “X”, ai është shprehur se skenat në Parlament ishin të papranueshme, imazhet e të cilave nuk mund t’i tregonte.

“Skena e papranueshme sot në Parlament. Nuk do t’i tregoj imazhet”, shkruante Vos.

Kujtojmë se mbledhja e Komisionit të Medias gjatë ditës së sotme është shoqëruar me tensione të forta mes deputetëve të PD zyrtare dhe përfaqësuesve të Rithemelimit.

Deputetët Flamur Noka dhe Gazment Bardhi janë përplasur me kryetaren e komisionit, Flutura Açka e cila është përfaqësuese e PD zyrtare duke tentuar t’i marrin mikrofonin.

“Mos u bëj fasadë e bandave të Suel Çelës dhe bandave të Elbasanit. Mos shkel mbi votat e demokratëve dhe të opozitarëve”, iu drejtua Bardhi-Açkës.

“Je me votat tona këtu, je duke i shërbyer Edi Ramës”, i tha deputeti Flamut Noka, deputetes së Bashës duke tentuar t’i shkulë mikrofonin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026