Deklaratat e Ramës për Komisionet, Bardhi: Nuk e fsheh më rolin as si President
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, është shprehur se kryeministri Edi Rama nuk e fsheh më rolin e tij edhe si President i Republikës.
Komentet Bardhi i bëri përmes një postimi në rrjetet sociale, pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, lidhur me dekretimin e ligjit për Komisionet Hetimore nga presidenti Bajram Begaj.
Ai tha gjithashtu se Shqipëria sot është në garë për t’iu afruar sa më shumë standarteve të Rusisë apo Koresë së Veriut.
Reagimi i Bardhit:
E kuptojmë plotësisht që Edi Rama nuk e fsheh më rolin e tij, edhe si president i Republikës! Ai na tregon çfarë mund dhe çfarë nuk mund të bëjë presidenti i Republikës.
Avokatia ndaj aktit antikushtetues, të njëanshëm dhe të turpshëm të presidentit të Republikës, provon atë që opozita thotë: Edi Rama është urdhëruesi i shpalljes së ligjit sot, me justifikimin absurd të shkruar në arsyetimin e Presidentit që Edi Rama nuk dëshiron të rishohë ligjin.
Edhe që Edi Rama nuk dëshiron të rishikohet ligji, e kuptojmë, sepse është ai që ka bllokuar kontrollin parlamentar ndaj ekzekutivit.
Si mund të jetë dakord Edi Rama që të kontrollohet ndërhyrja e paligjshme në sistemin TIMS, për të fshirë lidhjet e vllait të tij, Olsi Rama, me trafikun e drogës në dosjen “Xibraka”; si mund të jetë dakord Edi Rama të kontrollohet që, në kontratat koncesionare të shëndetesisë, miliona euro shkojnë në xhepat e Ilir Beqajt dhe jo për shërbime shëndetësore për qytetarët shqiptarë; si mund të jetë dakord Edi Rama të kontrollohet zbatimi i ligjit për investimet strategjike, me të cilin ka shpallur investitor vetëm miq e shokë të tij, përfshirë trafikantë droge e urdhërues vrasjesh?!
Koha kur Shqipëria pretendonte të ishte si gjithë Europa, po perëndon gjatë qeverisjes së Edi Ramës. Tani jemi në garë nëse do t’u bashkohemi standardeve të Rusisë apo Koresë së Veriut. Opozita po bën betejë që kjo të mos ndodhë dhe jemi të vendosur për t’u përballur, që të mos lejojmë ta zëvendësojmë demokracinë me autokracinë!
LEXONI GJITHASHTU:
Gjykata rrëzon të gjitha akuzat ndaj Sami Lushtakut për frikësim të dëshmitarëve
Karakaçi inspekton punimet në Bypass-in e Tiranës: Lidhje me autostradat, duke shmangur hyrjen në qytet
Apeli i Posaçëm lë në fuqi sekuestron ndaj 25 pasurive të Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës
- 16:08 Ceremonia mortore e Lindsey Graham, do të marrin pjesë edhe Netanyahu dhe Zelenskyy
- 16:00 Dyshime për varrezë masive me trupa shqiptarësh në Zubin Potok, nisin gërmimet
- 15:48 Mijëra palestinezë të arrestuar nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor që nga fillimi i vitit
- 15:43 Zyrtarët iranianë paralajmërojnë për ndërprerje të energjisë elektrike në vend
- 15:35 Trump kërcënon përsëri se do të hedhë në erë urat dhe termocentralet iraniane
- 15:26 Përgjimet e SPAK për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, prokurori Prençi: Çfarë pune i kreve? Përgjigjet Shkreli