Konflikti mes demokratëve/ Sula: Shyqyr që Kuvendi ka disa “trazovaçë” si ne
Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula ishte këtë të enjte i ftuar në Euronews Albania ku ka komentuar, aksionin opozitar si dhe konfliktin e ndodhur në Komisionin e Medias.
Ai tha se situata nuk është aspak normale, por ai dhe kolegët e tij demokrat nuk mund të pranojnë që thjesht të marrin rrogën kot. Sipas tij, është në të mirën e vendit që në kuvend ka njerëz rebel, të cilët përpiqen të ndryshojnë diçka.
“Shyqyr që ka ca burra dhe ca gra “trazovaç”, mund të na quajnë edhe njerëz rebel, që të bëjnë diçka të tillë se bota kështu është ndërtuar miku im”,-tha deputeti i PD, ndërsa e quajti turp nëse për konfliktin në e ndodhur mes Flutura Açkës, Gazment Bardhit dhe Flamur Nokës, në Komisionin e Medias, sekretariati i etikës do të merrte masë ndëshkimore “përjashtim me 60 ditë”.
“Është turp njëherë, me dorë nuk e ka prekur njeri. Ia hoqën mikrofonin. Sjellja nuk është normale pa diskutim, por s’mund të zgjedhim unë dhe kolegët e mi që të marrim rrogën e të ikim në shtëpi”,-tha deputeti Sula.
LEXONI GJITHASHTU:
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut