Komisionet| “Kaq perfekte qeveria?”- Kadia përplaset me Lelën: Të shitur, edhe Açka

18 Janar 2024 | 22:10

Zëvendës ministri i Jashtëm, Besart Kadia dhe drejtori i komunikimit te “Rithemelimi”, Alfred Lela, janë përplasur ditën e sotme në studion e emisionit “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, lidhur me dekretin e ligjit për Komisionet Hetimore nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.

Lela ngriti me ironi pyetjen nëse qeveria shqiptare është vërtet perfekte në çdo drejtim, përderisa Begaj nuk i ka kthyer asnjë ligj kryeministrit Edi Rama.

Ndërsa Kadia nga ana tjetër me ironi tha se për opozitarët janë të gjithë të shitur, duke nisur nga Presidenti, te deputetja Flutura Açka (e cila u përfshi ditën e djeshme në një debat me Gazment Bardhin në Komisionin e Medias) dhe të gjithë të tjerët.

Pjesë nga diskutimi:

Lela: Për presidentin aktual Begaj, vërtet kaq perfektë është qeveria aktuale sa ai nuk i thotë asnjëherë jo.

Kadia: Ky është argumenti, duke qenë se përmban këndvështrimin e opozitës në situatën e vështirë që është opozita, atëherë ai është i shitur, dje Flutura Açka ishte e shitur, gjithçka është e shitur, qeveria është blerëse.

Lela: Kur s’ke argument për qeverinë, mos fut opozitën. Debat për pushtetet ky i dashur, qeveri dhe presidenc.

Kadia: Ky këndvështrimi i futjes së moralit, të shitjes, është i pavërtetueshëm. Aktet politike janë akte politike. Këto të moralit janë diskutime subjektive. Presidenti i Republikës ka thyer ndonjë rregull?

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026