“Deri në 3 paracetamolë në ditë mund të pini” – Mjekja tregon dëmin
Ilaçet janë të domosdoshme për sëmundje të caktuara por nga ana tjetër është e pashmangshme që mund të kenë edhe efekte anësore.
Edhe pse mund të trajtojnë një shqetësim të caktuar, ilaçet mund të dëmtojnë disa organe, dhe me sa duket më e rrezikuara është mëlçia.
Vigjilenca Demiraj, gastrohepatologe tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se në një ditë, maksimumi që mund të pimë është 3 paracetamolë, në të kundërt do të kemi dëmtime të mëlçisë që mund të çojnë deri në vdekje.
“Problemi është që mëlçia jep ca simptoma shumë të përgjithshme, si lodhje, këputje, dhimbje barku, spazma të barkut. Ajo që e vërteton është një analizë gjaku. Paracetamoli përdoret gjerësisht por është shumë i dëmshëm. Po u përdor më shumë se 2 gramë në ditë është shumë toksik dhe jep hepatit fulminat të mëlçisë që mund të çojë deri në vdekje. Rekomandohet deri në 3 në ditë për pak ditë, sa është gripi apo gjendja shëndetësore”, tha mjekja.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni