Kamionistja shqiptare: Mos hani shumë kur udhëtoni natën sepse ju zë gjumi
Një 64-vjeçar ka ndërruar jetë pasi ka humbur kontrollin e makinës dhe ka përfunduar në kanal. Aksidenti ka ndodhur në fshatin Muçaj në Vorë dhe paraprakisht dyshohet se 64-vjeçarin A.A, e ka zënë gjumi në timon.
Në lidhje me këtë ka folur në një lidhje të drejtpërdrejtë dhe kamionistja shqiptare, Bianka Dervishi, në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania.
Ajo theksoi se është mirë që mos të hamë shumë kur do të udhëtojmë e sidomos natën. Kjo pasi dhe ushqimet ndikojnë tek gjumi.
“Ne gjithmonë na këshillohet që kur jemi në timon të mos hamë shumë. E sidomos kur udhëtojmë natën. Kjo për shkak se do na vijë gjumë dhe nga ushqimi që hamë. Gjumi është bërë vërtetë problem. Unë e kam sfiduar disa herë gjumin por që kjo nuk duhet bërë. Nëse të vjen gjumë, ulu pesë minuta, fle dhe më pas nisu”- tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
- U dhunua nga shërbimi i inteligjencës, publikohet fotoja nga shtëpia e Sanduloviç
- Houthi sulmon anijen amerikane në Gjirin e Adenit
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West