“Po i hedhin hi sy shqiptarëve”, Bardhi: Reforma zgjedhore farsë e Ramës dhe…

19 Janar 2024 | 11:39

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat pas mbylljes së mbledhjes për reformën zgjedhore se Kryeministri Edi Rama nuk ka ndërmend të bëjë zgjedhje të lira e të ndershme, ndaj nuk do pjesëmarrjen e opozitës në komision.

Bardhi u shpreh se reforma zgjedhore është meritë e PD, ndërsa ata që sot duan të përfaqësohen në komisionin për reformën zgjedhore kanë humbur besimin e 2/3 deputetëve të opozitës që i kanë mandatuar në ato karrige.

“Ishte premtuar një akt tjetër i farsës mes deputetëve të mazhorancës dhe atyre me mandat opozitar për të bërë sikur kanë ndërmend të bëjnë reformë zgjedhore. Qëllimi ishte t’u hidhnin hi syve qytetarëve shqiptare. Sot opozita nuk ka bllokuar komisionin e reformës zgjedhore por është mazhoranca që ka bllokuar pjesëmarrjen e opozitës në komisionin për reformën zgjedhore. Edi Rama nuk dëshiron përfaqësuesit e opozitës për reformën zgjedhore. Sa kohë kanë humbur besimin e më shumë se 2/3 të deputetëve të opozitës, është qesharake që vazhdojnë të sillen sikur e kanë besimin tonë. I kemi mbështetur për dy vite ta çojmë para reformën zgjedhore, por e kanë bllokuar punën për reformën zgjedhore”, – tha Bardhi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026