Më pak para për shëndetësinë në 2024/ Çanaku: Qytetarët shpenzojnë për ilaçe
Shëndetësia shqiptare është e nënfinacuar, kjo duket se është dhe arsyeja kryesore pse shqiptarët paguajnë nga xhepi 60% të kostos totale për çdo ditë që janë të sëmurë.
E këtij mendimi është Redina Çanaku koordinatore e projekteve të shoqatës “Together for life” e cila gjatë një interviste për Euronews Albania, thotë se për të tretin vit radhazi buxheti i shëndetësisë ka ardhur në ulje, duke i faturuar kështu kostot pacientit.
Në raportet e hartuara prej saj pas kontaktit të drejtpërdrejtë me pacientit, thotë se ka dalë në përfundimin që mungesa e barnave cilësore ne listën e rimburismit por dhe pajisjeve janë dy problematikat që rëndojë në xhepat e tyre.
Për vitin 2024, buxheti i shëndetësisë është 69,2 miliard lekë, që sipas ekspertëve cilësohet i pamjaftueshëm për të mbuluar gamën e shpenzimeve për sëmundshëmrinë në rritje, ndaj edhe këtë vit do të jenë qytetarët që do të duhet të kompesojnë nga xhepi, për çdo ditë që do kalojnë sëmurë.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet