“Rama regjisor”- Basha: Teatri i Reformës Zgjedhore ka marrë dimensione qesharake

19 Janar 2024 | 17:34

Kryedemokrati Lulzim Basha është shprehur se puna për Reformën Zgjedhore, të cilën e quajti teatër, ka marrë dimensione qesharake gjatë kësaj jave.

Komentet Basha i bëri gjatë një konference për mediat, ku tha se regjisorë të këtij teatri janë kryeministri Edi Rama dhe ata që sipas tij, ditën bëjnë sikur zihen e natën bëjnë pazare.

Ai tha gjithashtu se askush nga palët e tjera politike nuk ka dalë me një qëndrim të qartë për Reformën Zgjedhore, ndërkohë që jemi rreth një vit e gjysmë larg zgjedhjeve të vitit 2025.

“Teatri i Reformës Zgjedhore që me ndihmën edhe të regjizorit Edi Ramës ka marrë dimensione qesharake gjatë kësaj jave. A keni dëgjuar këtë javë ndonjë pyetje të aktorëve të tjerë politikë nëse janë pro apo kundër listave të hapura.

Janë për votën e diasporës, apo jo. Janë për Shqipëria një zonë elektorale, apo jo. Ky debat nuk ka ndodhur këtë javë, por është zhvendosur në tema të tjera, por jo në thelbin e interesit të shqiptarëve. Ka një komplot, duke nisur nga Rama dhe të tjerët që bëjnë sikur shahen ditën, por natën bëjnë pazare.

Bëjnë lloj lloj debatesh për të hequr vëmendjen tuaj, ndërkohë që zgjedhjet do të zhvillohen jo më vonë se zgjedhjet e 2025. Tani është kohë të bëhet reforma zgjedhore që do të garantonte garë të drejtë”, tha Basha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026