Beteja me “Gjeografinë” në RMV, hiqet nga qarkullimi pas 20 vitesh libri ku fyheshin shqiptarët

18 Mars 2021 | 15:31

Pas gati 20 viteve, tërhiqet nga përdorimi libri i Gjeografisë për vitin e dytë gjimnaz në Maqedoninë e Veriut. Ky libër përmbante tekste fyese dhe të pavërteta për shqiptarët, duke i quajtur ata me prejardhje rome, turke e çerkeze, ndërsa Shqipërinë si pushtuese të Maqedonisë së Veriut. Libri doli në qarkullim që nga viti 2002, ndërsa ishte ripublikuar disa herë nga Ministria e Arsimit.

Pas reagimit të medieve, shoqërisë civile e partive opozitare shqiptare, çështja e ofendimeve në librin e gjeografisë u bë sërish temë në shkurt të këtij viti.

Ministria e Arsimit formoi një komision për shqyrtimin e përmbajtjes së këtij libri, i cili mori edhe vendimin final që libri i gjeografisë menjëherë të tërhiqet nga përdorimi.

Tani për tani nuk dihet nëse autorët, por edhe autorizuesit e këtij libri do të përballen me përgjegjësi ligjore për të pavërtetat dhe gjuhën ofenduese në këtë tekst shkollor.

Nga ana tjetër, tërheqja e librit të gjeografisë nuk e zgjidh plotësisht problemin me tekste shkollore me fakte të shtrembëruara e gjuhë të urrejtjes. Një sërë librash tjerë përmbajnë ofendime të ngjashme ndaj shqiptarëve.

Për librat shkollore në Maqedoninë e Veriut kanë reaguar edhe Greqia dhe Bullgaria, të cilat detyruan Qeverinë në Shkup që me komisione të përbashkëta të pastrojnë gjuhën e urrejtjes nga tekstet shkollore. Deri tani nuk ka pasur reagim të ngjashëm nga Tirana zyrtare.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill

Këngëtarja me famë botërore Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë. Lajmi është...
17:54 | 04/06/2026

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026