“Luftë dhe vdekje”- Deputetja e Bonjës: E vërteta tronditëse e tezës “bota serbe”

19 Janar 2024 | 23:56

Deputetja e Parlamentit të Bosnjë-Hercegovinës, Sabina Çudiç, është shprehur se teza “bota serbe”, nëse vihet në zbatim, do të thotë luftë në rajon dhe vdekjen e shumë qytetarëve.

Komentet Çudiç i bëri në një intervistë për “Balkan Talks” në Euronews Albania me gazetarin Franko Egro, ku tha se nuk mendon se Serbia është e interesuar ta vendosë në zbatim tezën e “Serbisë së Madhe”, por thjesht të përfitojë nga ideja e kësaj teze, duke krijuar krizë politike me pasoja serioze në Ballkan.

Ajo shtoi gjithashtu se përplasjet në Ballkan mund të fillojnë me një incident si rezultat i gjuhës së tyre të urrejtjes.

“Pa dyshim, por duke e bërë këtë, secili do të kërkojë përfitimet personale dhe hisen e vet. Pra, në fund, s’mendoj se domosdoshmërisht po planifikojnë apo po ndërmarrin hapa për të arritur qëllimet e tyre afatgjata në një kohë të shkurtër. Sepse ata duhet të vazhdojnë të përfitojnë nga kjo ide.

Nëse kjo ide do të materializohej, ata e dinë se ajo ide e Serbisë së madhe do të nënkuptonte luftë, do të nënkuptonte vdekje të qytetarëve të tyre, do të nënkuptonte ndoshta humbje të mbështetjes sepse fatkeqësisht, akoma po rimëkëmbemi nga lufta më e përgjakshme në tokën evropiane që nga Lufta e Dytë Botërore.

Në këtë kuptim duhet të vazhdojnë të përfitojnë nga ideja dhe jo domosdoshmërisht nga zbatimi i menjëhershëm i asaj ideje. Kjo ide në vetvete dhe vetëm pamjet që sapo përshkruat, po krijojnë krizë politike. Kjo u mjafton qytetarëve për t’i parë bashkë dhe të bëjnë shpallje. Edhe pa veprime të ndërmarra, mjafton të krijohet krizë politike me pasoja serioze reale.

Po flasim për mungesë investimesh, për paqëndrueshmëri politike, perceptimi i paqëndrueshmërisë politike është faktor kyç që po konsiderojnë investitorët. Pra, kur shohin dhe dëgjojnë ç’po thonë këta burra, unë do të isha e para që do të isha disi skeptike për të mbështetur diçka në rajon nëse kam frikë nga pasoja të padëshirueshme politike. Në të njëjtën kohë, bota nuk duhet të jetë në kuptimin tradicional të tankeve dhe aeroplanëve. Mund të fillojë me një incident si rezultat i gjuhës së tyre të urrejtjes.

Çdo herë që z. Dodik përdor shprehje shpifjeje kundër Bosnjës, duke i quajtur turq, e kështu me radhë, ka një potencial që këto deklarata të kthehen në realitet nëpërmjet incidenteve së dhunës që mund të kthehet, të paktën një shkallë të vogël, në konflikte”, tha Çudiç.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore

Kolonel Çlirim Toçi ka deklaruar në emisionin “Balkan Talks” se qëndrimi i Shtetet e Bashkuara të Amerikës për moslejimin e pasurimit të uraniumit nga Irani...
21:44 | 29/05/2026

Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO

Presidenti i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, Martin Vulaj ka diksutuar në “Balkan Talks” lidhur me raportet e SHBA-së me Kosovën, kryesisht, nismën e tre kongresmenëve...
20:38 | 16/05/2026

Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende

Diplomati Gazmend Turdiu ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me një rezolutë të paraqitur në SHBA, e cila mbështet aspiratën e Kosovës për anëtarësim në...
21:44 | 01/05/2026