“Opozitarë që punojnë në zyra”- Milori: S’flasin për situatën, mos i spiunon kolegu

19 Janar 2024 | 20:50

Gazetarja Mirela Milori ka komentuar gjetjet e sondazhit të Euronews Albania, i cili tregonte se vlerësimi i qytetarëve se si po shkon situata në përgjithësi në vendin tonë, është rritur.

Në emisionin “Barometri”, Milori tha se është një pjesë e madhe, rreth 30-40 % që nuk thonë as mirë e as keq.

Ajo tha se nëse këta do të flisnin, rezultatet e sondazhit do të ndryshonin. Sipas Milorit, këta mund të jenë punonjës të administratës që janë në vetvete opozitarë dhe kanë frikë të flasin se mos i spiunon kolegu dhe i heqin nga puna.

“Më bën përshtypje që as mirë as keq është forcë kthyese, 30-40 %. Nëse do ishin të angazhuar kjo forcë gri, nuk do të kishim këto shifra që janë. Nëse këta do angazhoheshin, do kemi gjë tjetër.

Këta nuk flasin ose sepse janë me opozitën dhe punojnë në administratë dhe kanë frikë ta thonë se shkon ai kolegu i punës i spiunon dhe i largojnë nga punë në rrugë të madhe, ose janë njerëz që e kanë ndarë mendjen që ky vend nuk bëhet, e kanë qepur gojën dhe mendojnë të mbledhin ndonjë lek të çojnë fëmijët jashtë vendit.

Ka mbetur zona gri. Ky optimizmi i tepruar janë ose ata që janë në administratë dhe thonë të jemi të paktën deri në vitin 2029 në punë dhe pastaj me kismet, ose janë nga ata që kanë projekte me qeverinë dhe kërkojnë të vijojë kjo statusquo.

Pakësimi i këtyre që nuk flasin, pra si mund të mos flasësh kur e ke çmimin e naftës njësoj sa në SHBA. Si mund të thuash jam shumë mirë kur ti paguan përditë kosto më të larta jetese. Për mua duhet parë mirë fasha gri, fasha e heshtur”, tha Milori.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Arrestohet në Mëzez 38-vjeçari me qese me kokainë në automjet, gati për shitje (EMRI)

Policia e Tiranës ka arrestuar një 38 vjeçar me akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike. Në kuadër të operacionit të koduar “Destinacioni” u vu në...
14:00 | 10/07/2026

Raporti i Avokaturës së Shtetit, reagon Gjykata Kushtetuese: Përmban elemente keqinformuese

Gjykata Kushtetuese këtë të premte ka dalë me një reagim zyrtar përmes një postimi në “Facebook” lidhur me raportin e Avokaturës së Shtetit. Në reagim...
13:52 | 10/07/2026

Vodafone Albania dhe Nokia paraqesin të ardhmen e rrjetit 5G përmes “Network Slicing” të fuqizuar nga Inteligjenca Artificiale

Vodafone Albania, në bashkëpunim me Nokia, ka prezantuar më 9 korrik 2026 një zhvillim të ri në teknologjinë 5G, i njohur si “Network Slicing”, një...
13:49 | 10/07/2026