“Drejtësi për 21 janarin”, Manja: Vendimi i Strasburgut, lehtësues

20 Janar 2024 | 09:58

Ministri Ulsi Manja ka deklaruar se i takon drejtësisë të bëjë drejtësi në lidhje me “21 janarin”.

Në fjalën e tij për mediat ai u shpreh se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Strasburg, është një lehtësim.

“Kam një qëndrim konstant timin për 21 janarin në 2011 edhe sot. unë kam kërkuar drejtësi për 21 janarin Drejtësia të bëjë drejtësi për 21 janarin. Këtë kemi kërkuar dhe këtë presim nga drejtësia. Të zbardhet e vërteta në të gjithë dimensionin si ngjarje. Ndjehemi të lehtësuar për vendimin e Strasburgut, është lehtësim për ne. Tashmë i takon drejtësisë të bëjë drejtësi”, tha Manja.

Vendimi i Strasburgut në lidhje me vrasjen e Aleks Nikës, i cili humbi jetën në protestën e 21 janarit, konkludon se ka dy shkelje në këtë çështje: vrasja dhe më pas moszbardhja e krimit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026