Vasili i bindur: Rama dhe Basha kanë pakt politik për reformën zgjedhore

20 Janar 2024 | 12:59

Deputeti i PL, Petrit Vasili tha në një intervistë për  Euronews Albania qeveria është ajo që po e pengon reformën zgjedhore duke mos lejuar opozitën që të përfaqësohet në komision.

Sipas tij, ka një pakt politike mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës për ta mbajtur peng këtë komision dy vjet.

“Ne ishim për ta zhbllokuar komisionin, jo për ta bllokuar. Për ta bllokuar ju e kuptoni që e kanë bllokuar ata që kanë dy vjet, tani bëjnë sikur rrahin gjoksin sikur vdiqën për reformën zgjedhore. Një pyetje që bëj jo si politikan por si qytetar, këto dy vjet kush i pengoi? Pra, ai për të cilin me të drejtë ne themi që është pak politik kundër shqiptarëve ndërmjet Edi Ramës dhe Lulzim Bashës është për ta mbajtur peng këtë komision dy vjet. Tani që paskan ngut të madh për ta vënë në lëvizje përse i pengojnë opozitës të përfaqësohet me njerëzit që ajo gjykon se e përfaqësojnë”,  tha Vasili.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim

I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha zbuloi se ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim. Sipas...
13:57 | 28/05/2026

Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit

I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha foli në lidhje me grupin e Igli Kamberit, i cili po...
13:34 | 28/05/2026

“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje

Në një lidhje live për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari grek Spiros Sideris foli mbi vizitën që ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, zhvilloi...
13:20 | 25/05/2026