“Ekrani u skuq nga gjaku”, Hoxha: Hekuran Deda filmoi marshimin, ja çfarë u gjet…
Nesër bëhen 13 vjet nga 21 janari, kur gjatë një proteste të Partisë Socialiste, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë u vranë katër protestues nga Garda e Republikës, Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj.
Gazetari Artan Hoxha tregoi në një intervistë për Euronews Albania tregoi detajet tragjike të vrasjes së Hekuran Dedës i cili ndodhej pranë piramidës kur u qëllua për vdekje nga garda.
Hoxha tha se Deda kishte filmuar me celularin e tij të gjithë marshimin në protestë, që nga momenti kur kishte zbritur nga furgoni deri në momentin kur u qëllua për vdekje me një plumb në kokë.
“Ka një detaj tragjik në vrasjen e Hekuran Dedës, kishte ardhur nga Greqia dhe do largohej prapë. Atë ditë në protestë ka pasur vetëm lekët e fugonit, dhe ka nxjerrë celularin, e vetmja gjë e kushtueshme që kishte ai në dorë ishte një celular. E ka ndezur që kur ka zbritur nga furgoni te stacioni i trenit dhe e ka filmuar të gjithë marshimin e tij deri në momentin që vritet. Ai ka filmuar momentin kur mbërrin te sheshi Skënderbej, ka fiksuar momentin kur ka hipur në platformë, se ka menduar se aty kanë qenë gazetarët dhe kamerat dhe ka qenë i sigurt. Më tragjik e bën fakti që celulari i tij qëndron i ndezur në momentin kur ai goditet; ekrani skuqet nga gjaku i tij, ai bie në tokë, në trotuar. Është momenti që është fiksuar, sipër tij është fotografi që fiksoi atë moment”, tregoi Hoxha.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim
Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit
“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset