Trajneri Xavi Hernandez: Barcelona ende mund të luftojë për titullin kampion

20 Janar 2024 | 19:14

Trajneri i ekipit të futbollit Barcelona, Xavi Hernandez, ka thënë të shtunën se është i bindur që ekipi i tij mund të mbrojë titullin e ligës, pavarësisht negativitetit në klub.

Katalanët e kanë fituar La Ligën sezonin e kaluar, mirëpo tani janë në pozitën e katërt, tetë pikë mbrapa liderëve të Gironas dhe shtatë pikë larg Real Madridit, që është në vendin e dytë, shkruan REL.

Barcelona përballet me ekipin Real Betis të dielën, dhe më pas me ekipin Athletic Bilbao në çerekfinalen e Copa del Rey.

Pasi Real Madridi e ka mposhtur Barcelonën në të dielën e kaluar, në finalen e Super Kupës spanjolle, ekipi i Xavit është përballur me kritika të ashpra.

“Ne jemi optimistë, ne e dimë që mund t’i arrijmë këto shtatë apo tetë pikë”, ka thënë ai në një konferencë për media.

“Nesër do të tentojnë të luajmë futbollin tonë, të përdorim idenë tonë të lojës, e kemi edhe një pjesë të dytë të sezonit dhe kemi ende shpresë”.

Ai e ka pranuar që ekipi i tij duhet të shtrëngohet për t’i shfrytëzuar mundësitë, mirëpo ka insistuar se beson që mund të triumfojë këtë sezon.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026