“Mesazh nga BE”- Pajaziti: Si u anulua takimi i “Ballkanit të Hapur” në Shkup

21 Janar 2024 | 13:53

Ditën e nesërme do të mblidhen në Shkup liderët e vendeve të rajonit, të cilët do të diskutojnë rreth Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, të miratuar nga Komisioni Evropian.

Gazetari Naser Pajaziti është shprehur se më herët ishte planifikuar që ditën e sotme të mblidheshin përfaqësuesit e vendeve të “Ballkanit të Hapur”, përfshi edhe kryeministrin Edi Rama, por kjo sipas tij u anulua.

Sipas Pajazitit, anulimi i këtij takimi është një mesazh i qartë se BE në këtë situatë nuk do të lejojë projekte apo iniciativa që janë mbi çështjet prioritare të vetë unionit.

Pra sipas tij, BE nuk do të lejojë projekte apo iniciativa të tjera në Ballkan, përpos procesit të Berlinit.

“Unë do të flas paraprakisht ndryshimin e takimit të sotëm. Sot ishte parashikuar takimi për ‘Ballkanin e Hapur’, i thirrur nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, që kishte të bënte me nënshkrimin e një protokolli për tregun e lirë të fuqisë punëtore të këtyre vendeve.

Qeveria e Maqedonisë papritur e anuloi këtë takim në prag të këtij samite të nivelit të lartë të BE me vendet e Ballkanit të Hapur. Për sot ishte planifikuar një takim i treshes së vendeve të Ballkanit të Hapur ku ishte përmendur edhe prania e kryeministrit shqiptar Edi Rama, por kjo nuk ndodhi.

Ky anulim është shumë i qartë se BE në këtë situatë gjeostrategjike nuk do lejojë projekte që janë mbi iniciativat apo mbi çështjet prioritare të BE. Kemi të bëjmë me një pozicion të qartë nga BE se nuk do të lejojë diçka mbi procesin e Berlinit”, tha Pajaziti.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026