1 m borë në Fushë-Arrëz, Curri: -15°! Nuk dimë fatin e banorëve të disa fshatrave

21 Janar 2024 | 15:00

Kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit, Hil Curri, ka reaguar lidhur me gjendjen e jashtëzakonshme në Fushë-Arrëz, pas reshjeve të shumta të dëborës, të cilat sipas burimeve për Euroneës Albania, kanë shkuar deri në 1 metër trashësi.

Përmes një insterviste për Euronews Albania, Curri tha se disa fshatra janë totalisht të bllokuar dhe pa energji elektrike, gjë që sipas tij bën që të mos kenë asnjë kontakt me banorët e këtyre fshatrave.

Ai tha se nuk kanë dijeni për banorët e disa fshatrave të Fushë-Arrëzit pas izolimit, ndërkohë që theksoi se temperaturat kanë arritur në minus 15 gradë.

“Situatë e jashtëzakonshme. Intensiteti i reshjeve dhe temperaturat minus 15 gradë, e kanë bërë të pamundur. Ditën e djeshme kemi pasur një rast të jashtëzakonshëm sepse u bllokuan 10 familje dhe një aks rrugor dhe deri në 10 të darkës kemi bërë shpëtimin e tyre. Gjendja në disa fshatra është e pakomunikueshme dhe nuk dimë për fatin e tyre”, është shprehur Curri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026