Amaneti i Kadri Roshit! Përlotet nusja: Mos na harroni na tha…

21 Janar 2024 | 18:26

Emisioni “Profil” këtë javë solli një dokumentar për jetën dhe karrierën e artistit te madh Kadri Roshi në 100 vjetorin e lindjes së tij. Gazetarja Greta Topjana ka intervistuar familjarë, miq dhe bashkëpunëtorë të tij që e kujtojnë jo vetëm si kolosin e kinematografisë dhe skenës por edhe si njeriun e zemrës.

Bashkëshortja e djalit të Kadri Roshit, në një intervistë ekskluzivisht për mikrofonin e Euroneës Albania, tregoi amanetin që kishte lënë i madhi Kadri Roshi, që ishte për Shqipërinë.

Me lot në sy ajo tregoi se mesazhi i aktorit të madh ishte që të mos harronin vendin dhe Gjuhën Shqipe.

“Kujtoj kur ishte në spital, te dera e tij ishte një mal me lule dhe shpeshëherë dhe mjekët grekë, thoshin se duam ta shikojmë. Është një ndër aktorët më të  mirë që ne kemi. Kur dilte që na priste te stacioni i trenit me sytë me lot.  Përqafonte Maksin dhe i thoshte, biri i gjyshit ti. I thoshte mos na harroni. Ky ishte dhe një amanet që na ka lënë. Ishte dhe një mesazh për të gjithë ne që jetojmë jashtë, që të mos harrojmë vendin tonë dhe çdo gjë të bukur të vendit tonë”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me Violand Braçellarin, autorin e dyshuar të vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë...
11:30 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026