Samiti në Shkup, Rama takohet me Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit
Kryeministri Edi Rama është takuar në Shkup me Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, James O’Brien.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Rama përmes një postimi në Instagram ku ka postuar edhe fotografi nga takimi.
Kujtojmë se takimi mes tyre erdhi në kohën që në Shkup liderët e Ballkanit Perëndimor u mblodhën dje për takim me përfaqësuesut e lartë të administratës amerikane dhe BE.
“Me Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, James O’Brien në vigjilje të darkës së punës mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të lartë të administratës amerikane e të BE🇦🇱🤝🇺🇸”, shkruan Rama.
Kujtojmë se mbrëmë Rama postoi dhe foto krah liderëve të rajonit, mes tyre kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiç.
“Shkup – Përpara darkës së punës mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të lartë të administratës amerikane e të BE”, shkruante Rama.
View this post on Instagram
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës