“Ju vjen një sms me gabime”- Eksperti i IT zbardh skemën e mashtrimit
Eksperti i IT, Sali Cengu, ka treguar rastet e vjedhjes së të dhënave personale përmes platformave online.
Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, Cengu tha se janë disa skenarë për vjedhjen e të dhënave.
Ai tha se përdoruesit e telefonave celularë duhet të kuptojnë se në rastet kur u vjen një mesazh me përmbajtje jo shumë të qartë, pra teksti është me gabime dhe në rastet kur adresa nga vjen mesazhi është e dyshimtë, nuk duhet kryer asnjë veprim i porositur apo kërkuar prej tyre.
“Ka dy skenarë të mundshëm. Skenari i parë është skenari që të shfaq një faqe që njihet me termin fishing, që të kërkon të dhënat personale, të dhënat sensitive që asnjëherë nuk duhet të vendosen në faqet e dyshimta dhe aq më pak në telegram.
E dyta është në mënyrë që ti të punosh dhe fitosh të ardhurat që ata reklamojnë, të kërkohet që të shkarkosh një aplikacion, që në rast se shkarkohen, rrezikon të të kompromentojë sigurinë e telefonit. Këta njihen me emrin skemërs ose mashtrues.
Nëse shikojmë tekstin që na vjen, nëse nuk është shumë i qartë nga ana sintaksore gjuhësore, është një tekst jo shumë i qartë, që nuk vjen nga shqipja. Nëse shikojmë adresën e ICloud nga na vjen ky mesazh, është një adresë e dyshimtë që ngjan si e enkoduar, pra një bashkësi numrash dhe shkronjash që nuk bëjnë shumë sens”, tha eksperti.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM