Nevoja për dru zjarri/ Librazhd, 20 hektarë tokë në dispozicion të qytetarëve
Janari ka nisur me temperatura të ulëta, madje në disa qytete të vendit, ato kanë kapur vlera deri në -15 gradë celsius. Një ndër qytetet më të ftohta është Librazhdi, ku termometri gjatë fundjavës shënoi deri në -10 gradë.
Banorët e këtyre zonave ngrohen kryesisht me dru. Për këtë arsye, ka lindur nevoja për lëndë drusore. Me këtë rast, bashkia e qytetit ka vënë në dispozicion rreth 20 hektarë sipërfaqe toke të cilat do të shfrytëzohen vetëm nga banorët për tu ngrohur.
“Nevoja për dru zjarri për banorët e bashkisë Librazhd është shumë e domosdoshme, më e domosdoshme mbetet ajo e enteve publike të bashkisë, të cilat bashkia ka menduar që ta zgjidhë nëpërmjet studimit tekniko ekonomik të parcelave dhe ka bërë të mundur tenderimin e këtyre parcelave. Aktualisht ne kemi 7 parcela ose e llogaritur 20 hektar”,- tha Aleksandër Brazhda, drejtor i shërbimit pyjor në Librazhd.
Kjo sipërfaqe toke do te jetë vetëm për dru zjarri. Sasitë dhe do të tregtohen me një çmim të arsyeshëm për të gjithë. Sakaq, Aleksandër Brazhda thotë se janë marrë masa dhe që të mos ketë abuzime nga ana e qytetarëve.
“Ne si drejtori pyjore kemi sektorin e policisë pyjore dhe bëjnë kontrolle të vazhdueshme dhe deri me sot ne nuk kemi pasur raste për abuzim”,-u shpreh Brazhda.
Zona e Librazhdit është furnizues me dru zjarri edhe për ato rrethe qe nuk kane sipërfaqe te mëdha me pyje. Ne 6 njësite administrative janë ngritur parcela te veçanta për t’i shfrytëzuar për dru zjarri për banoret e tyre. Aktualisht temperaturat janë nën 10 gradë në shumë zona të kësaj bashkie, ndërsa emergjencat civile u bëjnë thirrje qytetarëve te evitojnë daljet në këto ditë me ngrica.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq