Benzema “nën presion”, francezi i bën kërkesë Al Ittihad për t’u larguar

23 Janar 2024 | 20:30

Dëshira e Benzema për t’u larguar nga Arabia Saudite tanimë është zyrtare, me futbollistin i cili i ka kërkuar drejtuesve të skuadrës që të largohet.

Fituesi i Topit të Artë vijon të qëndrojë larg ekipit i cili vijon përgatitjet, ndërkohë madje u ka bërë të ditur drejtuesve se nuk dëshiron që të qëndrojë më tek Al Ittihad. Arsyeja është pasi futbollisti është nën presion dhe e ka të pamundur përshtatjen.

Krahas këtij largimi, ndaj bomberit francez ka një ofertë e cila është ajo e Lyon. Skuadra, fanellën e së cilës ka mbajtur veshur në vitin 2004, synon ta rikthejë Benzemanë në Ligue 1, ndërsa diçka e tillë mund të arrihet. Problem mbetet rroga e lartë e futbollistit e nuk dihet nëse ai do të pranojë ulje drastike të pagës. Krahas kësaj, në rast se Ittihad e lejon të largohet, 36-vjeçari duhet të paguajë dëmshpërblimin, i cili pritet të jetë më tepër se 10 milionë euro.

Krahas Lyon, në garë për shërbimet e tij është edhe Chelsea, e cila nuk heq dorë nga futbollisti. Në një situatë ku Broja është vendosur në shitje, por edhe Jackson që vijon të jetë në kupën e kombeve të Afrikës, Benzema e ka vendin të sigurt nëse transferohet në këtë merkato. Francezi nuk është i vetmi lojtar i pakënaqur në Arabinë Saudite, teksa para tij u largua Henderson, ndërsa në të njëjtën situatë është dhe Jota e Firmino.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026