Klevis Balliu: Plani B që kemi nesër nëse Berisha mbetet në arrest shtëpie

23 Janar 2024 | 22:29

Ish-kryeministri Sali Berisha u paraqit sot për herë të parë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku u mor në pyetje në lidhje me aferën Partizani.

Pas dalje nga SPAK Berisha tha për mediat se në Prokurorinë e Posaçme kishte gjetur një atmosferë mortore dhe shtoi se nuk u kuptua se kush drejtoi më shumë pyetje, ai prokurorëve, apo anasjelltas.

Ish-deputeti i PD, Klevis Balliu tha në emisionin Now në Euronews Albania se demokratët kanë një plan B për drejtimin e partisë nëse Sali Berisha mbetet në arrest shtëpie.

“Nesër në gjykatë, gjykata duhet të vendosë nëse ky person paraqet rrezikshmëri për t’u larguar, këta duhet ta heqin nesër masën, por duke qenë se në këtë vend gjithçka mund të ndodhë, opozita duhet të fillojë të reflektojë, të ketë një plan B për çdo segment të planeve të qeverisë, se ne vijë  ligjore nesër Berishë  i ulet masa por në shtetin e Edi Ramës gjithçka pritet. Mund t’ju siguroj që ne kemi marrë të gjitha masat për çdo lloj vendimi. E di çfarë vuri në dukje kjo e Berishës, që 60 për qind e të burgosurve janë pa vendim”, tha Balliu.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026