Personazhi “arusha”: Fitoj 1000 euro në muaj nga TikTok, bleva lopën me “gifte”

24 Janar 2024 | 09:56

Blektori Vogël Shpendi nga Puka, i njohur në rrjetet sociale edhe si “arusha”, është shprehur se fiton nga Tik Tok deri në 1000 euro në muaj.

Komentet Shpendi i bëri në një lidhje për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku tha se në këtë rrjet social hedh vetëm gjëra të vërteta, që pasqyrojnë mënyrën e tij të jetesës.

Ai po ashtu ka thënë se me dhuratat e marra në Tik Tok (giftet), ka blerë një lopë.

Arusha duket i apasionuar pas kafshëve dhe shpendëve dhe këtë e tregoi edhe vetë, kur tha se ka pasur edhe dy zogj papagaj, njërin prej të cilëve tha se ia hëngri gjarpri e tjetrin shqiponja.

“E kam blerë lopën me gifte në Tik Tok. Unë në Tik Tok hedh vetëm gjëra që janë të vërteta. Unë në Tik Tok pasqyroj 100-200 % realitetin e jetës sime.

Fitoj një rrogë normale nga Tik Tok. Me të ec mirë fitoj 1000 euro në muaj në Tik Tok. Jam 44-vjeç. I bleva 2 papagall, njërin ma hëngri gjarpri dhe tjetrin shqiponja”, ka thënë arusha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024