Bardhi flet pas mbledhjes së opozitës: OSBE theksoi nevojën për reformën zgjedhore

24 Janar 2024 | 14:43

Deputeti dhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi foli pas mbledhjes me deputetët e opozitës. Ai ritheksoi edhe një herë nevojën për të bashkëpunuar për reformën zgjedhore.

Sipas tij ajo është një përgjegjësi e cila duhet të bëhet me konsensus dhe sa më shpejt. Ai tha se sipas OSBE të gjithë aktorët politik duhet të jenë pjesëmarrës në zhvillimin e reformës.

“Vijimi i farsës duke përsëritur koorporatat e vitit 2020, në një reformë të njëanshme zgjedhore që është paralajmëruar për të premten është një tjetër fasadë e atyre që për 22 muaj bllokuan reformën zgjedhore duke i mundësuar Edi Ramës zgjedhjen e 14 majit, me të njëjta problematika që OSBE- ODIHR i ka certifikuar si dhunim flagrant i zgjedhjeve në Shqipëri dhe që deklarata i ripërsërit duke i sjellë në vëmendje.

Mos u tallnim me reformën zgjedhore po vendosni në axhendë atë që vërtetë është problematika kryesore e zgjedhjeve në Shqipëri. Deformimi nga ana e mazhdorancës, i vullnetit të qytetarëve të republikës së Shqipërisë”,-tha Gazment Bardhi. Duke theksuar se reformën zgjedhore e shikon si përgjegjësi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026