EMRI| Përplaset me motor në qendër të Athinës, ndërron jetë i riu shqiptar dhe shoku
Dy të rinj, një prej të cilëve shqiptar, kanë humbur jetën në një aksident tragjik në mëngjesin e së mërkurës në sheshin Omonia, në Athinë.
Viktimat ishin duke udhëtuar me një motoçikletë, në një rrugë pa trafik, çka u ka lejuar të ecnin me shpejtësi tej normave të lejuara.
Kristi Manthio, 24 vjeç, me origjinë nga Shqipëria dhe Manolis Sarandis, 25 vjeç, ndërruan jetë pasi humbën kontrollin e motorit dhe u përplasën me një autoveturë të markës “Fiat”, drejtuesi i së cilës pësoi vetëm dëmtime të lehta.
Pasi policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, dy të rinjtë janë transportuar drejt spitalit KAT të Athinës, por nuk kanë mundur t’ju mbijetojnë plagëvetë marra. Kjo pasi, përveç shpejtësisë tej normave të lejuara, shqiptarët nuk kishin vendosur kaskat mbrojtëse në momentin e aksidentit.
LEXONI GJITHASHTU:
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
Ministri Hoxha takim me ish-Presidentin François Hollande: Franca rol thelbësor në përcaktimin e së ardhmes evropiane
Çfarë tha Rama në mbledhjen me drejtuesit politikë? Zbardhen porositë e kryeministrit
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
- 21:45 Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë
- 21:39 Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
- 21:37 E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 21:32 Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Drizë të Gramshit (VIDEO)
- 21:28 Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit