“Na ndihmoni me ushqime”, thirrja për ndihmë e familjes me dy pjesëtarë të sëmurë

24 Janar 2024 | 17:18

Kjo është shtëpia e tre pjesëtarëve të familjes Çekrezi. Ata jetojnë në lagjen “Dyli Haxhire”, në Elbasan, në kushte të mjerueshme.

Shtëpia e vjetër u shemb nga tërmeti dhe këto katër mure ishin gjithçka që arritën të siguronin.

Akoma dhe më tronditës është fakti 2 nga tre anëtarët e kësaj familjeje kanë probleme shëndetësore.

“E çova në spital nuk e mbajtën, më dhanë ilaçe, i kam marrë ato po njësoj. Është e paralizuar, nuk lëviz fare, i bën aty në vend të gjitha. E pastroj me çunin, e koj si punë fëmije, ka 3-4 muaj që ka ngelur kështu, e kapi edhe me përpara por nuk qe kaq keq. Ça të bëj, s’ia dalim dot me të ngrënë e me të pirë jo më tjera e tjera”, thotë kryefamiljari Ramazan Çekrezi.

I vetëm është i pafuqishëm të ndërtojë një strehë të ngrohtë, ndaj 63-vjecçari  sot shtrin dorën për ndihmë.

“Të më bëjnë një dhomë aty, po qe mundësia, nuk kërkoj vila po më ndihmuan mire do ishte. Prej 10 vitesh në këtë situatë të vështirë, kanë ardhur, kanë parë dhe nuk kanë bërë asgjë. Gruan e kam të paralizuar, çunin sëmurë, vetë dal punoj por s’ia dal dot”, shprehet ai.

E teksa i kanë humbur shpresat nga autoritetet, apeli tashmë i shkon qytetarëve për t’i ndihmuar sado pak, qofte dhe me ushqime.

Familja jeton në ekstremin e varfërisë, ndërsa ushqehen me pensionin e invaliditetit të zonjës, të ardhura që nuk mbulojnë as medikamentet e saj. Familja shtrin dorën për ndihmë për kushte minimale jetese, një banesë ku nuk hyn shiu dhe i ftohti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026