OBSH mision në Gaza, Guterres: Refuzimi i zgjidhjes me 2 shtete, i papranueshëm

24 Janar 2024 | 17:31

OBSH dhe organizatat partnere kryen një mision me rrezikshmëri të lartë për të rifurnizuar me karburant spitalin “Al Shifa” në veri të Gazës, ku qindra mijëra njerëz po vuajnë pasojat e luftës.

Në mbarë Rripin e Gazës, ato pak spitale të mbetura ndodhen në situata edhe më të vështira, pasi aktet agresore pengojnë aksesin e ndihmës tek pacientët.

“Refuzimi i hapur i bërë javën e kaluar nga zyrtarët më të lartë izraelitë ndaj zgjidhjes me dy shtete është i papranueshëm. E drejta e popullit palestinez për të krijuar shtetin e tij të pavarur duhet të njihet nga të gjithë. Çdo refuzim për të pranuar zgjidhjen me dy shtete që mund të vijë nga kushdo duhet të hidhet poshtë”, tha Antonio Guterres, sekretar i përgjithshëm i OKB-së.

Ndërkohë, në zonën e Rimalit, në perëndim të Qytetit të Gazës, kanë mbetur vetëm rrënoja ndërtesash pas bombardimeve të radhës nga Izraeli. Mes godinave të rrënuara është edhe ajo e Kryqit të Kuq.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka synuar t’i sigurojë aleatët e Gjirit Persik se Uashingtoni do të mbetet “plotësisht i harmonizuar” me partnerët rajonalë,...
21:28 | 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026