“Nuk e doni reformën!” Damian Gjiknuri dhe Luan Baçi, përplasje verbale në Komision
Ditën e sotme u mblodh komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore, ku që në nisje deputetët e opozitës janë përplasur me deputetët e Partisë Socialiste.
Bashkëkryetari i Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe deputetit demokrat Luan Baçi patën një përplasje verbale.
“A do opozita reformë zgjedhore”, dëgjohet të thotë deputeti Gjiknuri, ndërsa Luan Baçi shprehet se është mazhoranca ajo që nuk e do një gjë e tillë.
Deputetët e opozitës të cilët i përkasin grupimit të Gazment Bardhit dhe Rithemelimit e bënë të pamundur zhvillimin normal të mbledhjes së komisionit, ndërsa filluan ti frynin bilbilave. Ata kanë kërkuar që ta vendosin ata se kush do të jetë bashkëkryetar i Reformës Zgjedhore.
Kujtojmë se në mbledhjen e kësaj të premte munguan deputetë të Partisë Demokratike të përfaqësuat nga Lulzim Basha.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë