Autonomia spitalore/ Rama: Më shumë përgjegjësi dhe më shumë të ardhura për mjekët
Kryeministri Edi Rama tha këtë të premte se shëndetësia në Shqipëri është në një stad krejt të ri. Ai tha se tashmë asnjë qytetar i Shqipërisë pavarësisht gjendjes ekonomike, nuk duhet të ndihet i braktisur.
“Asnjë qytetar shqiptar pavarësisht nivelit ekonomik, nuk ka sot asnjë arsye që të ndihet i braktisur. Çdo qytetar shqiptar sot e ka mundësinë të marrë një shërbim shëndetësor dinjitoz, falë faktit se kemi një sërë spitalesh që janë në disa qendra të vendit që formojnë kushte dhe shërbim dinjitoz. Sot jemi në një fazë tjetër.
Hyjnë në një kapitull të ri falë edhe faktit se spitali memorial shërbeu për të pilotuar autonominë menaxheriale dhe brenda vitit synojmë të hapim në këto spitale, që do të certifikohen, edhe praktikën e dyfishtë, pra mjekët që punojnë në këto spitale dhe që janë të dëshiruar dhe të kërkuar nga qytetarët për të ofruar shërbim përtej orarit të punës, të shfrytëzojnë kushtet se spitalit për të ofruar një shërbim ekstra, i cili do jetë shërbim me pagesë, ku 70% do i marrë mjeku dhe 30% i mbetet spitali.
Në këtë mënyrë hyjmë më në fund në europë, në mënyrën e konceptimit të sistemit publik, ku mjekët nuk janë rrogëtarë, apo të shikojnë majtas e djathtas, por kur paguhen me rrogë dinjitoze e nëse punon më shumë të paguhet.
Në momentin kur spitali të kalojë në autonomi të plotë, do vendosin ata si një strukturë e pavarur se si do të shfrytëzohen fondet, cilat medikamente do porositen dhe në të njëjtën kohë se si do të shpërblehen ekstra, nga të ardhurat e spitalit, mjekët.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta