Basha: I qëndroj angazhimit tim për ta zgjidhur përfundimisht çështjen e pronës

27 Janar 2024 | 18:00

Gjatë konferencës së tij për mediat, kreu i PD-së, Lulzim Basha, veç të tjerash, u ndal edhe në çështjen e ish-pronarëve, të cilët, sipas tij, kanë 33 vite që zvarriten dhe janë degdisur në grupin më të diskredituar në Europë, sepse nuk gëzojnë një të drejtë themelore, siç është ajo e pronës.

“I drejtohem pronarëve dhe atyre qindra mijërave familjeve, që kanë 33 vite, që sa Partia Socialiste, ish-Partia e Punës që ua mori pronat me Enver Hoxhën, sa Partia Demokratike që u premton sa herë vjen fushata dhe ju lë me gishtë në gojë kur qeverisë, i kanë degdisur në grupin më të diskriminuar në Europë, sepse nuk gëzojnë dot një të drejtë themelore, të drejtën e dytë më të shenjtë themelore pas të drejtës për jetën, që është e drejta e pronës.”

Deklaratat Basha i bëri, ndërsa përmendi shifrën prej 30 milionë euro, që qeveria dhe Edi Rama ia kanë marrë buxhetit të ish-pronarëve, për t’ia kaluar ato AlbControlit, për ta shpëtuar nga falimenti. Kreu demokrat shtoi se Partia Demokratike nuk mund t’i iki përgjegjësisë së saj ndaj kësaj shtrese të rëndësishme dhe shprehu angazhimin e tij për t’i dhënë zgjidhje çështjes së pronës në vend.

“Partia Demokratike është vetëdijësuar dhe se mizore siç është ky rialokim për të fshehur dështimin e Edi Ramës dhe faktin që nga taksat e shqiptarëve duhet t’i paguajmë 30 milionë AlbControlit sepse ia ka marrë Euro Controli për t’ia dhënë Beketit. Dhe cinike siç po duket dhe nuk është surprizuese sepse Edi Rama e ka thënë qartë se as pronarët as të përndjekurit nuk janë prioritet i tij. Dhe s’kishit pse ta prisnit prej tyre, keni çdo të drejtë të jeni të mërzitur, të mllefosur me Partinë Demokratike, që u ka dalë për zot sa herë vijnë fushatat, por u ka tradhëtuar sa herë ka qeverisur. Dhe për këtë padiskutim nuk mund t’i ikim përgjegjësisë tonë politike, duke filluar nga unë i pari.”

Kreu demokrat solli në vëmendje se Partia Demokratike ka nënshkruar me të gjitha shoqatat e pronarëve në vitin 2021 një dokument bashkëpunimi dhe tha se ai i qëndron atij angazhimi.

“Angazhimi përbëhet nga dy pjesë: pjesa e parë ku prona nuk është e pazënë, i rikthehet menjëherë pronarit të ligjshëm, që këta kanë qejf t’i thonë ish-pronari. Aty ku prona është e tjetërsuar, ndjekja e një modeli të suksesshëm si në vendet e tjera që kanë pasur problem të ngjashme që është kompensimi financiar me vlerë tregu. Padiskutim jeni të vetëdijshëm se sa është fatura. Ka ardhur koha që gjërat t’i themi në transparencë. Në vitin 2021 fatura përllogaritej në 7.5 miliardë euro. Jam i sigurt që sot është më e lartë sepse merret parasysh dhe inflacioni. Angazhimi që kemi pasur me pronarët është pagimi i kësaj fature në një periudhë 10-15 vite. Kjo është plotësisht e përballueshme nga një shtet i cili nuk abuzon por mirëmenaxhon ekonominë dhe taksat e shqiptarëve.” – përfundoi Basha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, lëshohen masat e sigurisë për 6 funksionarë publikë

Gjashtë funksionarë të shtetit janë vënë nën masa sigurimi me kërkesë të Prokurorisë së Elbasanit, pasi dyshohen për përfshirje në një skemë abuzimi me fondet...
14:13 | 25/06/2026

U kapën me sasi droge në mjet, në pranga 31-vjeçari në Korçë. Procedohet edhe kushëriri i tij

Policia e Korçës këtë të enjte ka finalizuar një operacion ku ka vënë në pranga një 31-vjeçar ndërsa është proçeduar në gjendje të lirë kushëriri...
13:32 | 25/06/2026

Vrau me thikë vëllain pas konfliktit të momentit, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë

Është arrestuar në flagrancë këtë të enjte autori i vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kavajë, ku pas një konflikti mes dy vëllezërve, njëri...
13:27 | 25/06/2026