‘Flas në ëndrra me djalin e vdekur”, Adriana: Përmbusha dashurinë që s’e kisha unë
Në rrëfimin e saj të vështirë rreth ndarjes nga jeta të një prej djemëve në moshën 14-vjeçare, elektriçistja Adriana tregon një detaj kurioz.
Ajo thotë se ka qenë pikërisht djali i saj që i ka thënë të mos mbaj më zi për të me veshjet, prandaj ajo ia ka dëgjuar fjalën.
Adriana shprehet se komunikon shpesh me të në ëndërr apo në heshtjen e saj, sa herë që e merr malli.
“Unë u martova me mblesëri, kështu ishin kohët atëherë. Unë martova në ’81. Solla dy fëmijë në jetë. Isha duke fjetur dhe mund të ketë qenë ora 2 a natës dhe në një moment thashë o Zot, sa dëshirë kam të të dëgjoj. Kur unë kam pasur momentin e dhimbshëm që unë kam humbur fëmijën e parë, Zoti më ka folur. Humbja e fëmijës është dhimbja që… Djali ishte 14-vjeç. Djalin e vogël e kam tani 36-vjeç. I mbajta rrobat e zeza për një kohë, pastaj vetë djali ma dha urdhrin që t’i hiqja . Djali që se kam më. Më doli në ëndërr e më tha hiqi. Unë ëndrrat i shoh dhe i lexoj shumë mirë.
Kam qenë shumë e lidhur me të. Kishte qejf të bëhej doktor. Ishte pjesa humane e zemrës së tij. Në karakter kishte nga unë, kurse në fytyrë i ngjante të atit. Kjo ka qenë dhimbja më e madhe. Kam shumë pengje. Ka momente që dua të rri vetëm me të. Ishte shumë i dashur. Çfarë më mungoi mua nuk kam dashur t’u mungonte atyre. Te ata përmbusha mungesën e nënës time”-tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet