Vetëvrasja e policit/ Gazetari: Rrethanat e dyshimta, pse s’u dëgjua krisma
Gazetari Besar Bajraktaraj foli në lidhje me vetëvrasjen e oficerit të policisë Arben Pjeçi, pak ditë më parë në komisariatin e Durrësit.
I ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania, ai theksoi se krisma e armës nuk është dëgjuar, ndërsa shtoi se vetë policia ka dhënë shumë pak sqarime në lidhje me ngjarjen.
Ai nënvizoi se polici ishte në kushte të rënda psikologjike.
“Është një ngjarje që ka pikëpyetje për faktin se nuk është dëgjuar krisma e armës. Policia deklaron se është bërë me puthitje në trupin e të ndjerit, megjithatë atë ekspertët thonë se një krismë arme mund të dëgjohej nga kolegët.
Rrethanat janë treguar disi në mënyrë shumë të shkurtër nga ana e uniformave blu. Është hera e parë që një polic vetëvritet në komisariat. Polici ishte në kushte të rënda psikologjike”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 11:06 Rama poston fotot e dy protestuesve: Përfitues që shpërndajnë helmin e një urrejtjeje ndotëse për Shqipërinë
- 11:03 Helmimi i 60 studentëve në Akademinë e Sigurisë, policia: Është ngritur grupi hetimor, pritet përgjigjja e analizave
- 10:55 Kërkesa e PD për mocionin me debat për protestën, Tabaku në Konferencën e Kryetarëve: Dëgjoni zërin e protestuesve
- 10:51 250-vjetori i SHBA-së, Trump shpall 16 ditë festime: Amerika është kthyer
- 10:43 Presidenti zviceran do të vizitojë SHBA-në, kërkon marrëveshje tregtare mbi taksat e Trump
- 10:35 Rubio viziton Bahreinin duke kërkuar mbështetjen e Gjirit për marrëveshjen me Iranin