“Nuk rrëzohet pushteti me ish-spiunë” – Hasanaj debat me Çelën: Djali i Berishës…

28 Janar 2024 | 11:59

Në mbledhjen e parë të rëndësishme pas dy vitesh dështim, komisioni i reformës zgjedhore zhvilloi te premten një mbledhje të cunguar me deputetë që iknin e vinin nga problemet me lidhjen online, me një opozitë në anën tjetër të përgjysmuar me përbërje që pak kush i njeh në publik dhe me debate te shumta.

Sidi Hasani, anëtar i këshillit kombëtar të PD dhe Gentian Çela nga Rithemelimi debatuan në Euronews Albania lidhur me situatën në të cilën gjendet sot PD, e reflektuar edhe në mungesën e konsensusit mes palëve.

Sipas Çelës, Bashës i intereson përçarja e PD, ndaj i shmanget zgjedhjeve siç bëri në zgjedhjet e fundit lokale ku nuk mori pjesë edhe pse kishte  vulën dhe fondet nga KQZ.

Për Hasanin, Basha është i vetmi lider politik që ka bërë ndarjen përfundimtare nga kokat e korrupsionit, që siç tha e kanë lënë Shqipërinë për 33 vjet si vendin më të varfër dhe të korruptuar në Evropë.

“Në sondazhin e Barometrit e djathta në Shqipëri është minorancë se nuk ka krijuar kurrë profilin e vet, se nëse me djemtë e spiunëve kërkon të rrëzosh djemtë e etërve të tjerë, fton në dasmën e djalit gjithë oligarkët dhe djali jot ka monopolin agroushqimor… Basha është i vetmi që është përballur me këta dhe s’i ka nxjerrë njëri asnjë dokument”, tha Hasanaj

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim

I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha zbuloi se ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim. Sipas...
13:57 | 28/05/2026

Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit

I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha foli në lidhje me grupin e Igli Kamberit, i cili po...
13:34 | 28/05/2026

“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje

Në një lidhje live për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari grek Spiros Sideris foli mbi vizitën që ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, zhvilloi...
13:20 | 25/05/2026