Përfshihet nga zjarri kullota malore në Gjirokastër, ndërhyjnë zjarrfikësit
28 Janar 2024 |
15:17
Një sipërfaqe e konsiderueshme kullote në rrethinat e fshatit ” Asim Zeneli”, Gjirokastër, është përfshirë nga flakët ndërsa është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për shuarjen e vatrës problematike të zjarrit.
Rreth orës 14.00 të së dielës rreth 2 hektarë kullotë në njësinë administrative Antigone, u përfshinë nga zjarri. Kullota ndodhej në afërsi të fshatit ” Asim Zeneli” dhe pikës së antenave celulare. Zjarri i favorizuar nga era dhe moti i thatë është përhapur në një sipërfaqe të gjerë, të kullotës.
Efektivat dhe mjetet e stacionit zjarrfikës të Gjirokastrës ndërhynë për shuarjen e zjarrit. Dyshohet se shkak i tij të jetë pakujdesia e banorëve të zonës për mosrespektimin e masave për parandalimin e zjarreve.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)
Një automjet tip fuoristradë është përfshirë nga flakët në hyrje të tunelit të Llogarasë këtë të mërkurë. Sipas pamjeve, forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur...
Kërkesat e protestuesve, Berisha: Kufizimi i mandatit të kryeministrit në 2 mandate, PD plotësisht dakord
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat këtë të mërkurë është ndalur edhe te protestat që po zhvillohen në Tiranë, konkretisht...
Shpërthimi me tritol në lokalin e “Noizy-t”, dëshmia e Cllevio-s në GJKKO: Isha në burg, e mora vesh nga shokët
Kleviol Ahmeti, i njohur gjerësisht si “Cllevio”, ka dëshmuar në Gjykatën e Posaçme lidhur me marrëdhëniet e tij me Laert Haxhiun dhe përplasjen fizike me...
- 15:43 Përkeqësimi i ekonomisë, biznesi u rrit vetëm me 1.1% në vitin 2025
- 15:37 Prodhimi bujqësor arrin në 9,7 milionë tonë, shtohen perimet, bien drithërat dhe frutat
- 15:37 Vila legjendare e Berlusconit në Sardenjë blihet për 350 milionë euro nga dinastia Al Thani (FOTO)
- 15:27 SHBA konfiskon mbi 300 dronë gjatë Kupës së Botës, shkelën hapësirën ajrore të kufizuar
- 15:07 Rama flet për France 24: Faktorët e huaj nuk e duan investimin në Zvërnec
- 14:47 Me vlerë 350 milionë euro, familja mbretërore e Katarit blen vilën luksoze të Berlusconit në Sardenjë