Kanosi me kallashnikov një person në restorant, arrestohet në Bruksel 30-vjeçari

29 Janar 2024 | 10:01

Është arrestuar në Belgjikë nëj 30-vjeçar shqiptar, i cili është shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare për  një ngjarje të ndodhur në Shkodër në vitin 2023.

Shtetasi M. P., 30 vjeç, rezulton i shpallur në kërkim pasi ka kanosur me kallashnikov në ambientet e një restoranti në Shkodër, një person me të ishte konfliktuar.

Ai u arrestua ngashërbimet e Interpolit në Bruksel dhe pritet ekstradimi në Shqipëri për t’u përballur me akuzat.

“Vijon bashkëpunimi me partnerët për shkëmbimin e informacioneve, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar. Falë bashkëpunimit me Interpol Brukselin, është kapur në Belgjikë, shtetasi M. P., 30 vjeç, lindur në Shkodër.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, në vitin 2023, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit luftarak” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Shtetasi M. P., në muajin korrik të vitit 2023, pas një konflikti me shtetasin A. Gj., e ka kanosur atë, në ambientet e një restoranti, me armë zjarri kallashnikov”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026