U vodhën miliona euro italianëve përmes call center, SPAK zbërthen grupin kriminal

29 Janar 2024 | 10:48

SPAK ka çuar për gjykim dosjen ndaj 17 personave të cilët vepronin si grup i strukturuar kriminal dhe kishin mundur të grabisnin përmes mashtrimit kompjuterik miliona euro.

Nga hetimet e SPAK ka rezultuar se këta persona vepronin si grup i strukturuar kriminal dhe kishim mundur të grabisnin përmes mashtrimit kompjuterik, ndaj klientëve që i siguronin në shtetin italian, miliona euro.

“Nga hetimet të zhvilluara fillimisht nga Prokuroria e Pordenone, Itali, rezultonte se, Seksioni i Policisë Postare të Pordenone-s, kishte identifikuar se, një grupi kriminal dispononte një call center të vendodhur në Tiranë (Shqipëri), ku përdorte shumë operatorë për të kontaktuar një numër të madh personash banues në Itali. Personat kontaktoheshin nëpërmjet telefonit, u propozohej blerja on line e aksioneve “Amazon” me premtimin e pa vërtetë të fitimit të shumave të majme dhe të shpejta. Në momentin që klienti në dijeni pranonte nënshkrimin e investimeve, i dërgohej një e-mail që përmbante një link nëpërmjet të cilit lidheshin për të filluar blerjen e titujve.

Në këtë kontekst, viktima shkarkonte sipas udhëzimeve te telefonuesit aplikacionin “AnyDesk”, faktikisht duke i lejuar mashtruesit që të futej si i jashtëm në kompjuterin e tij dhe të marrë kodet e sigurisë të bankës, duke e lejuar për tu futur direkt në numrat e llogarive bankare.

Të njëjtët mashtrues, me qëllim marrjen e më shumë parave nga “blerësit”, i bënin të besojnë viktimat se për të hyrë në zotërim të shumave shumë të mëdha të fituara nëpërmjet investimit, duhet të paguajnë një lloj takse/komisioni sipas rregullave të prezumuara, të vendosur nga Banka Qëndrore Evropiane duke qenë se Shoqëria e Trading-ut gjendet në Angli, pra jashtë Bashkimit Europian.

Ndër të tjera,  hetimet nxorën në pah se grupi kriminal ishte shume i kujdesshëm me qëllim për të mos u zbuluar, kryente lidhjen “AnyDesk” në kompjuterat personal të viktimave, duke përdorur një server italian të provider-it Aruba, që garantonte në fakt fshehjen reale të adresës IP nga ku kishte kryer komunikimi, duke bërë serverin si “nyje” të vetme për të gjitha komunikimet.

Hetimi ka filluar pas kallëzimit të shtetasit italian  A.B. në 28.09.2020 (procedimi penal nr. 2041/2020 mod.44), i cili ka raportuar se kishte investuar një shumë të madhe parash (një total prej 700.000 euro), sepse ishte tërhequr nga një reklamë e gjetur në internet e cila e kishte ftuar të investojë në aksione të Amazon dhe që do të kishin siguruar një marrëveshje të madhe përfitimi. Pas një interesi nga ana e tij, i njëjti person ka raportuar se ishte kontaktuar nga disa të vetëquajtur “ndërmjetës financiarë” të cilët, si pjesë e të njëjtit propozim investimi, duke synuar përfitimin e shumave të mëdha nga transferime të shumta financiare”, bëri me dije SPAK.

Pas përfundimit të hetimeve paraprake, Prokuroria e Posaçme i është drejtuar Gjykatës së Posaçme me kërkesën për dërgimin e çështjes në gjyq në ngarkim të të pandehurve Bruno Çobo, Elisa Caci, Gilbert Pushani dhe Valbona Abedinaj, Rezarta Ibrahimi, Aldo Pasku, Bruno GJIKA, Antoneta PEPKOLAJ; Gjin Shelnishta, Hamit Dobi, Erion Kastrati, Olta Toçi, Orland Cani, Greta Pepa, Silvana Veliu, Mojsi Zuna dhe Florjan Bregu me akuzën “Mashtrim kompjuterik”, në bashkëpunim në dëm të disa personave, në formën e grupit të strukturuar kriminal, dhe “Pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Në 1 gusht luan në Serbi, Kampioni Denis Buzukja: Zemra gjëja kryesore në UFC, shqiptarët e kanë këtë

Kampioni shqiptar i UFC-së, Denis Buzukja, ka vlerësuar talentin dhe potencialin e sportistëve shqiptarë, duke theksuar se ata kanë cilësi të veçanta për të arritur...
17:20 | 25/06/2026

Aksident në aksin Elbasan–Peqin, plagoset drejtuesi i një automjeti, shkak parakalimi i gabuar

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e së enjtes në aksin Elbasan–Peqin, pranë fshatit Bishqem. Sipas informacioneve paraprake, një kamion është përplasur me një automjet...
16:58 | 25/06/2026

Fraksioni i “Toyota Yaris”, kalon për gjykim dosja ndaj ish-hetueses së BKH-së Eriona Daupaj

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur kalimin për gjykim të dosjes penale që lidhet me fraksionin e çështjes së njohur...
16:31 | 25/06/2026