Fundjavë e suksesshme për kuqezinjtë në Evropë, shkëlqejnë Selahi, Manaj e Asllani
Futbollistët kuqezi kanë kaluar një tjetër fundjavë të suksesshme me skuadrat e tyre në Evropë, ndërsa synojnë formën e mirë për kampionatin evropian.
Nga Italia, në Turqi e Kroaci, legjionarët kanë bërë detyrën, ndërsa janë vlerësuar maksimalisht.
Rei Manaj në Turqi nuk ka të ndalur, as kur kundërshtari i radhës është një gjigant i futbollit. Sulmuesi i Sivasspor shënoi ndaj Besiktas në Turqi golin e vetëm të përballjes, me vlerën e 3 pikëve. Ky ishte goli i 11-të në kampionatin turk për 26-vjeçarin.
Në Kroaci ishte Lindon Selahi që realizoi një supergol me një gjuajtje të fortë e cila u ndal në rrjetë. Mesfushori shqiptar që aktivizohet me Rijekën e nisi si titullar, duke u vlerësuar si më i miri për të tijtë, ku shënoi golin e fitores në minutën e 75′ e festuar me shqiponjë. Ky ishte një mesazh i qartë edhe për Euro 2024.
Në Itali, Asllani zhvilloi një ndër ndeshjet më të mira me fanellën zikaltër, ndërsa asistoi në golin e vetëm të shënuar në përballjen me Fiorentinën. Elbasanasi u vlerësua me notën 7.3, që ishte ndër më të lartat tek Interit së bashku me Lautaro Martinez dhe portierin Sommer.
Titullar e nisën dhe Ismajli me Empolin, Gjimshiti me Atalantën, Balliu me Rayon e Cikalleshi me Konyaspor.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet