Begaj pret në takim ministrin e Jashtëm të Turqisë: Bashkëpunimi, i frytshëm

29 Janar 2024 | 17:06

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot Ministrin e Jashtëm të Republikës së Turqisë, Sh. T. Z. Hakan Fidan.

Kreu i Shtetit bisedoi me kryediplomatin turk për marrëdhëniet mes dy shteteve dhe zhvillimet rajonale.

Presidenti Begaj vlerësoi se Shqipëria dhe Turqia janë partnere strategjike dhe kanë një miqësi tradicionalisht shumë të mirë.

“Bashkëpunimi shqiptaro-turk, në të gjitha fushat, është një bashkëpunim i frytshëm”, tha Begaj.

Presidenti i përcolli Ministrit të Jashtëm Hakan Fidan falënderimet për ndihmën që Turqia i ofroi Shqipërisë në procesin e rindërtimit pas tërmetit, por edhe për investimet e tjera në vendin tonë.

Turqia është ndër partnerët ekonomikë më të mëdhenj në Shqipëri dhe investimet turke kanë të punësuar më shumë se 15 mijë shqiptarë në vendin tonë.

Për sa u përket zhvillimeve në Ballkan, Presidenti Begaj vlerësoi: “Bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë shtylla të rëndësishme për politikën shqiptare, që garantojnë paqe, siguri, stabilitet demokratik në rajon, si dhe janë parakushte për integrimin e rajonit në Bashkimin Evropian”.

Presidenti e vlerësoi rolin dhe kontributin e Turqisë në Ballkanin Perëndimor si një partner i natyrshëm e historik për paqen dhe sigurinë e rajonit.

Gjithashtu, ai e vlerësoi mbështetjen që Turqia jep për integrimin e Kosovës në organizmat rajonale dhe globale, si dhe lobimet e saj të fuqishme për njohjen e mëtejshme të Republikës së Kosovës.

“Kënaqësi të prisja sot Ministrin e Jashtëm turk, Hakan Fidan! Marrëdhëniet shqiptaro-turke janë të një rëndësie strategjike”, ka shkruar Begaj në Facebook.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026