“Luftë etnike nëse…”- Iljazaj debat me Mulajn: Shqiptarët do jenë pakicë në RMV
Drejtori i Institutit liberal “Pashko”, Ervis Iljazaj dhe gazetarja Esmeralda Mulaj kanë ndarë qëndrime disi të ndryshme lidhur me rëndësinë e zgjedhjes së Talat Xhaferit si kryeministër i Maqedonisë së Veriut.
Në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, Iljazaj tha se partitë shqiptare në Maqedoni duket të bashkohen të gjitha bashkë në interes të shqiptarëve atje.
Nga ana tjetër Mulaj tha se kjo gjë është e vështirë që të ndodhë, pasi sipas saj, kjo mund të çonte edhe në bashkimin e të gjitha partive maqedonase, gjë që sipas saj mund të çonte drejt një lufte etnike.
Iljazaj shtoi se nëse emigracioni i shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut vijon me këto ritme dhe nëse kushtet e tyre ekonomike nuk përmirësohen, ata në të ardhmen nuk do të jenë më faktor shtetformues në RMV.
Pjesë nga biseda në studio:
Iljazaj: Fakti që ka disa parti shqiptare aty, faktori maqedonas mund të bëjë aleancë me një parti aty, sepse në të kundërt nuk do ishin në këtë gjendje shqiptarët atje. Pra ajo që dua të them është që shëndoshja e elitës së politikës shqiptare në Maqedoni të mos shkojë vetëm në favor të një grupi të caktuar, por të reflektohet edhe si shëndoshje e gjithë faktorit shqiptar në RMV.
Mulaj: S’mund të bëjnë koalicion të gjithë partitë shqiptare atje, janë 10, se pastaj bëjnë koalicion edhe gjithë partitë maqedonase atje dhe bëhet luftë etnike pastaj.
Iljazaj: Në të ardhmen nëse aty tkurret popullsia dhee nëse shqiptarët atje jetojnë në mjerim, në të ardhmen ne do ta vuajmë këtë. Do ta vuajmë sepse në vendet multietnike gjendja demogravike ka rëndësi. Po ashtu edhe gjendja ekonomike e shqiptarëve. Për 5-10 nëse nuk kujdesemi, nëse emigracioni vijon me këto ritme atje, do na quajnë pakic, jo faktor shtetformues.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje