Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Shtyhet në Apel seanca për Arbër Paplekajn
Eshtë shtyrë në gjykatën e Apelit të përgjithshëm seanca për Arbër Paplekajn. I akuzuari për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, ngjarje e ndodhur në Elbasan në vitin2021, do të dalë sërish para gjyqit më 14 shkurt në orën 12:30.
Paplekaj është dënuar me 22 vite burg nga gjykata e shkalles se pare ne Elbasan per veprën penale vrasje ne rrethana cilësuese. Paplekaj nuk ishte i pranishëm ne seancën e se martës, ndërsa mbrohej nga avokati Marash Martini.
Për shkak se avokatja e familjareve te Xhuvanit nuk ishte njoftuar nëpërmjet adresës zyrtare, por përmes telefonit, nuk ishte paraqitur në seance.
Për këtë prokurori i Apelit Genti Xholi kërkoi shtyrje te seancës dhe në të njëjtën kohë njoftimin edhe njëherë te një prej personave qe mbeti i plagosur gjate konfliktit qe ndodhi pak dite para zgjedhjeve të përgjithshme që u mbajtën në prill të vitit 2021 në qytetin e Elbasanit.
Pjese e këtij procesi janë edhe dy ish-nëndrejtoret e policisë se Elbasanit, Albert Nushi e Nikollaq Palla që u dënuan nga shkalla e për shpërdorim detyre me 16 muaj shërbim prove. Edhe 6 efektivet e forcave shqiponja kane marre te njëjtin dënim për akuzën e shpërdorimit te detyrës.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve