“Mesjetë” në tregun e orizit, tregtarët prej 20 vitesh punojnë pa kushtet minimale
Tregu i orizit në Vlorë nuk plotëson asnjë kusht apo standard të higjienës, të tregtimit të produkteve që serviren për blerësit.
Edhe pse në këto kushte, sërish në këtë treg vijon puna për më shumë se 40 tregtarë. Qytetarët që orvaten të blejnë diçka tregojnë se prej vitesh përballen me këtë pamje.
“Asnjë gjë ja do ishin rregulluar këto nuk u rregulluan, s’na i rregulluan po rrimë presim. Kushtet njësoj siç janë tani, asnjë lloj kushti s’ka, po në anë të rrugës”,-tha tregtari.
Në këtë treg shesin prej 20 vitesh dhjetëra tregtarë. Ata tregojnë se kurrë nuk ka pasur një investim për të normalizuar kushtet ku ata të tregojnë produktet e tyre.
“Unë kam që në 97’-ën, ja siç e shikoni vet, asnjë investim. Në ditë me shi mbulojmë kokën me jorgan hedhim ndonjë plasmas”,-ushpreh njëri prej tyre
“Të rregullojë këtë tregun se gjyna nga perëndia, shesin njerëzit rrugëve, ku jemi ne në Afrikë jemi”,-tha tregtari
Në buxhetin e miratuar për këtë vit, bashkia e qytetit nuk ka përcaktuar asnjë fond për rregullimin e këtij tregu dhe për rritjen e sigurisë ushqimore.
Gjatë pandemisë në një vendim të prefektit të qarkut të Vlorës, Tregu i Orizit u mbyll me motivacionin e ndryshimit të kushteve si pasojë e mungesës së kushteve higjineo sanitare dhe kushteve të tregtimit dhe më pas u rihap pa asnjë ndërhyrje në infrastrukturë.
LEXONI GJITHASHTU:
Ministri Hoxha takim me ish-Presidentin François Hollande: Franca rol thelbësor në përcaktimin e së ardhmes evropiane
Çfarë tha Rama në mbledhjen me drejtuesit politikë? Zbardhen porositë e kryeministrit
Dy automjete përplasen në Durrës, njëra del nga rruga dhe përfundon në kanal (VIDEO)
- 09:23 Tërmetet vdekjeprurëse në Venezuelë, presidenti Macron: Mbështetje dhe solidaritet për popullin venezuelian
- 09:18 Ditëlindja e pestë në Kupën e Botës, Messi feston 39-vjetorin e lindjes me shokët e skuadrës së Argjentinës
- 09:13 Lufta në Ukrainë, Trump vlerëson Zelenskyn: Po ia del mjaft mirë, po i reziston luftës me Rusinë
- 09:05 Çmimet e konsumit në mbarë Evropën, cilat vende janë më të shtrenjtat dhe më të lirat?
- 09:05 Garda Revolucionare paralajmëron anijet: Do marrim masa nëse kaloni pa leje në Ngushticën e Hormuzit
- 08:54 Trump reagon për Andy Burnham: Kam dëgjuar se është jashtëzakonisht liberal