“Liridona”| Gazetarja: Prokurorja serbe, s’është rastësi. Do kemi zhvillime…
Gazetarja Anduena Llabani tha në “Now me Erla Mëhillin” se vendosja e një prokuroreje serbe për çështjen e Liridonës nuk është rastësi.
Sipas saj, një prokurore serbe është më pak e ndikueshme, pasi në këtë dosje mund të ketë të përfshirë edhe emra të rëndësishëm.
Llabani tha gjithashtu se së shpejti do të ketë zhvillime për këtë çështje dhe mund të dalë motivi.
“Fakti që sot ne kemi një prokurore serbe, nuk ka lidhje me moshën që kishte prokurorja e gatshme aktuale, e cila do të dilte shumë shpejt në pension, por ka lidhje me përfshirjen e personave dhe me impaktin që ka kjo ngjarje në Prishtinë.
Fakti që është zgjedhur një prokurore serbe nuk është bërë për të vonuar procesin, sepse kërkohet përkthimi, por edhe për mosndërhyrjen në procesin e hetimit dhe zbardhjen e kësaj çështje. Ne sot vërtet nuk e kemi motivin e vrasjes, por shumë shpejt do të ketë zhvillime, pasi të gjitha veprimet që kanë kryer nga persona të dyshuar, autorë në këtë ngjarje janë të qarta”,-tha Anduena Llabani.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës