Vendimet e mbledhjes së Kryesisë së PS, priten ndryshime të drejtuesve në qarqe

31 Janar 2024 | 12:39

Këtë të mërkurë është mbajtur mbledhja e kryesisë së Partisë Socialiste ku kanë qenë të pranishëm një pjesë e anëtarëve të kryesisë si dhe drejtues politik të qarqeve.

Mbledhja ka zgjatur rreth një orë dhe fokusi kryesor ka qenë organizimi i brendshëm i partisë socialiste. Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu tha më tepër detaje rreth kësaj mbledhje. ajo tha se në këtë mbledhje kryeministri Rama u njoh me punën e bërë nga drejtuesit politik të qarqeve, ndërsa shtoi se pritet rinovim i strukturave të Partisë Socialiste.

“Një pjesë e anëtarëve e të kryesisë kanë qenë pjesë, ndërkohë kanë marrë pjesë edhe drejtuesit politik të qarqeve. Mbledhja ka zgjatur rreth një orë he fokusi kryesor ka qenë te organizimi i strukturave të Partisë Socialiste. Me detyrat që u lanë në kongresin e 8 Dhjetorit, do duhet që e gjithë struktura e partisë të rinovohet dhe të zhvillohen zgjedhje, duke nisur nga baza e deri në kryesinë e Partisë Socialsite.

Gjatë mbledhjes kryeministri Rama  është njohur me punën e drejtuesve politik të qarqeve. Brenda muajit mars, do duhet që në bazë kryetarët e degëve të Partisë socialiste të  zhvillojnë zgjedhje dhe të kemi kryetarët e rinj të strukturave bazë. Ndërkohë pas tyre do kenë radhën delegatët e kongresit të partisë socialiste, të cilët do të zgjidhen po këtë pranverë.

Gjithashtu u diskutua mundësia e mbajtjes së kongresit të jashtëzakonshëm në33 vjetorin e Partisë Socialiste në 12 qershor. Gjithashtu në këtë mbledhje është folur për mundësinë e ndryshimit të drejtuesve të qarqeve”,-tha gazetarja Eksiola Shehu.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026