Arsenali, fitorja e dytë radhazi, Luton “surprizë” Brightonit, triumf për Newcastle

31 Janar 2024 | 15:42

Premier League ka zhvilluar të martën 5 përballje, ku nuk munguan dhe rezultatet interesante.

Arsenali ka rrëmbyer një tjetër fitore, e dyta radhazi, ndërsa mposhti Nottingham në transfertë. Të besuarit e Artetës dominuan në të dyja fraksionet, por duke e patur të vështirë të gjejnë golin. Pjesa e parë prodhoi raste, por rezultati do të ndryshonte në fraksionin e dytë, aty ku Gabriel Jesus kaloi në avantazh të tijët. Në minutën e 72 ishte Saka që i shërbyer në zonë goditi saktë me të djathën duke dyfishuar avantazhin, ndërsa vendësit do të reagonin 1 minuta para fundit me Auonijin.

Ndeshja u mbyll në shifrat 1-2 me topçinjtë që regjistrojnë kështu fitoren e 14-të sezonale në kampionat. Surpriza e së martës mund të konsiderohet pa frikë Luton, e cila shtangu Brightonin duke e mposhtur me rezultatin e thellë 4-0. Modestët e Premier League u treguan ta pamëshirshëm, duke realizuar 3 herë që në pjesën e parë, falë një dopiete të Adebayo dhe Ogben. Adebayo do të ishte heroi i Luton duke shënuar dhe golin që vulosi rezultatin 4-0, e duke u larguar kështu përkohësisht nga zona e ftohtë.

Në përballjet e tjera të luajtura, Neëcastle u rikthye tek fitorja duke mposhtur 1-3 Aston Villan, Crystal Palace triumfoi ndaj Sheffield 3-2 dhe Fulham barazoi me Evertonin pa gola. Në mbrëmje luhen dhe 3 ndeshje të tjera interesante, ku kryesfida mban emrin Liverpool-Chelsea.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026