11 të vrarë në Gaza, Izraeli godet ndërtesën e banuar. Kreu i OKB takim me donatorët
Të paktën 11 persona u vranë, përfshirë 4 fëmijë, kur trupat izraelite goditën një godinë të banuar në qytetin Deir al Balah, në qendër të Gazës.
Sulmi erdhi teksa ushtria izraelite vazhdon të zgjerojë operacionet e saj në gjysmën jugore të territorit të përfshirë nga lufta, me fokus në qytetin e dytë më të madh, Khan Junis.
Një kamion që vinte nga Izraeli dhe që transportonte rreth 80 trupa mbërriti në spitalin Naxhar të Gazës, prej nga më vonë u drejtua për në varrezat e Rafahut, ku trupat u varrosën.
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres zhvilloi një takim me përfaqësues të vendeve donatore në Nju Jork, për të diskutuar akuzat se 12 punonjës të agjencisë së saj për refugjatët palestinezë ishin përfshirë në sulmin e 7 tetorit.
“Është kritike që ne të pranojmë rolin kyç që UNRRA luan në Rripin e Gazës. Aktualisht po zhvillohen diskutime dhe vendet donatore kanë parashtruar parametrat dhe kanë shprehur qartë qëndrimin e tyre. Do të jetë një bisedim i gjatë. Roli i UNRRA në Gaza është i pazëvendësueshëm”, tha Sigrid Kaag, koordinatore për Gazën.
Ushtria izraelite publikoi pamje të betejave me militantët palestinezë në Khan Junis, duke nënvizuar se trupat e saj kishin eliminuar terroristë, kishin sulmuar infrastrukturën terroriste dhe kishin zbuluar një arsenal të madh armësh.
Ndërkohë, shiu i dendur i ditëve të fundit në Qytetin e Gazës ka vështirësuar kushtet për të zhvendosurit që janë strehuar në kampe të improvizuara. Që nga fillimi i luftës, 85% e popullsisë së rajonit është zhvendosur.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve