Kur do arrihet paqja Kosovë-Serbi? Përgjigjia e analistit: Duhet nënshkrimi final
Analisti Nezir Kraki është shprehur se paqja finale mes Prishtinës dhe Beogradit do të vijë kur kjo e fundit të heqë dorë nga pretendimet territoriale në Kosovë.
Komentet Kraki i bëri në Euronews Albania, ku tha se është një rrugë e gjatë për të arritur deri atje, nëse Bashkimi Europian do të tërhiqet dhe nuk do të ushtrojë presion ndaj Serbisë.
Po ashtu ai tha se Kosova është ripozicionuar në mënyrë serioze në dialog dhe shtoi se është koha që Serbia ‘ta shpallë pavarësinë e Kosovës’.
“Ne na duhet si Kosovë ai vendimi apo nënshkrimi final, ku Serbia pranon të heqë dorë nga pretendimi i saj territorial mbi Kosovën. Është rrugë e gjatë nëse nuk i bëhet presion Serbisë. Rrugë shumë e gjatë nëse europianët tërhiqen dhe nuk i bëjnë presion Serbisë.
Europianët duhet ta kenë të qartë që Kosova dhe Serbia duhet të ndahen definitivisht. Siç edhe Kurti e ka thënë, është koha që Serbia ta shpallë pavarësinë. Kosova e ka bërë të vetën.
Kosova kishte pranuar në vitin 2013 dhe 2015 një version skandaloz të Asociacionit. Ripozicionimi i Kosovës në mënyrë serioze në dialog, bëri që edhe këmbëngulja e Kosovës në të drejtat e saj totalisht legjitime, nuk iu la shumë hapësirë diplomatëve serbë për taktikat e vjetra”, tha Kraki.
LEXONI GJITHASHTU:
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër