Shehaj: Rama bën korrupsion për të mbajtur pushtetin

31 Janar 2024 | 21:45

Deputeti i Partisë Agron Shehaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania raportin e Transparency International mbi indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2023 në Shqipëri.

Sipas Shehajt, Shqipëria ka korrupsion se qeveria nuk do ta luftojnë korrupsionin, pasi me anë të tij mban pushtetin.

“Që Shqipëria  është një vend i korruptuar e dimë, s’ka nevojë të na e thotë DASH. Këtë e dinë  shqiptarët vetëm duke parë nivelin e jetesës së politikanëve. Por pasurimi personal është ajo që na bie më shumë në sy, por pasojat e rënda të korrupsionit nuk është se këta politikan morën një pjesë nga buxheti, pasojat më të rënda janë ato politike. Shqipëria nuk do ta luftojmë korrupsionin se ka të bëjë me pushtetin politik. Rama nuk po bën korrupsion për të vjedhur, por për të mbajtur pushtetin. Demokracia në Shqipëri nuk funksionon se kemi një qeveri që nëpërmjet korrupsionit po mban pushtetin”,  tha Shehaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026